Drejtorit Aurel Plasari, miqtë më të ngushtë të Danit, siç edhe e thërrisnin ata, kanë mbajtur mbi supe arkivolin me trupin e pajetë të publicistit deri në makinën, që do ta dërgonte për në banesën e fundit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Mes tyre edhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, mik i vjetër i Ardian Klosit, i cili do të qëndronte në heshtje për minuta të tëra, dhe i përlotur deri në nisjen e makinës së shërbimit funeral përdrejt varrezave të Sharrës.
Rama do të shprehej kështu në rrjetin Twitter për humbjen tragjike të Ardian Klosit: “Ardian Klosi,vdiq për të mos vdekur kurrë. Njerëz të letrave e njerëz të zakonshëm po i japin lamtumirën Danit në Bibliotekën Kombëtare ku miku i tij Aurel Plasari organizoi homazhet. Dani do të dalë nga biblioteka për të shkuar në shtëpinë e fundme në varrezat e Sharrës, ashtu siç vendosi vetë”, shkroi Rama në Twitter.
Gjatë homazheve Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Aurel Plasari u shpreh se “kemi humbur një kritik të madh, i cili ka lënë një model unik në Shqipëri”.
Figurën e Klosit e nderuan shumë personalitete të tjerë të politikës, letrave e kulturës.
Homazhe për të nderuar kujtimin e Ardian Klosit zhvilloi edhe Ministri i Kulturës Aldo Bumçi, i cili u shpreh se “humbja e Ardian Klosit ka shkaktuar shumë dhimbje për të gjithë miqtë e të afërmit e tij, por edhe për opinionin publik, që ka humbur një nga zërat intelektualë”.
Ardian Klosi i dha fund jetës së tij duke u vetëflijuar në banesën e tij, një akt që ai e ndërmori për të tretën herë, pas një gjendjeje depresioni që kishte kaluar kohët e fundit.
Publicisti i njohur u shua në moshën 55-vjeçare për t’u prehur përgjithnjë në varrezat e Sharrës. /Telegrafi/