Telegrafi

Lamtumira për Aretha Franklinin, mbretëresha e Soulit vishet e gjitha me të kuqe

Po i jepet lamtumira e fundit artistes së madhe Aretha Franklin.

Kjo e fundit ishte e njohur për veshjet karakteristike dhe xhevahiret, me të cilat është veshur edhe pas vdekjes.

Mbretëresha e muzikës Soul ka ndërruar jetë pas një sëmundje të pashëruar më 16 shtator në shtëpi në Detroit.

Tashmë kanë filluar homazhet publike dy-ditore në Muzeun e Historisë së Afrikano-Amerikanëve në Detroit, ku disa prej fansave që po dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit artistes, po presin në rend deri në 8-9 orë.

“Mbretëresha e Soulit është e veshur me një fustan të kuq të bërë nga dantella – me një skaj të plotë të tylit dhe mbulesë byrynxhyk” tha Linda Swanson, nënkryetare ekzekutivit e “Funeral Home Swanson”.

Gjithashtu këngëtarja e ndjerë kishte të veshur edhe këpucë të kuqe me taka të holla gjersa qëndronte në arkivolin e hapur, i cili është i bëri prej arit 24 karat.

Ndryshe, performanca e fundit e 76-vjeçares ishte në Qendrën Mann në Filadelfia në gusht 2017. /Telegrafi/