Lamtumira mbresëlënëse e nëntëvjeçarëve që janë rritur së bashku (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Merce dhe Mylee nga Louisiana e Shteteve të Bashkuara, ishin takuar kur i kishin vetën dy vjet, në një kurs vallëzimi për të vegjël.
Që atëherë, ata kanë nisur të shoqërohen dhe kanë bërë gjithçka së bashku, transmeton Telegrafi.
Por, ata është dashur të kryejnë vallëzimin e fundit dhe të përshëndeten, pasi Merce do të shkojë për të jetuar në Kaliforni sepse babai tij ka gjetur një punë të re.
Fotografitë ku ata i japin lamtumirën njëri-tjetrit, janë postuar në Twitter ku janë shpërndarë mbi 50 mijë herë.
“Shpresoj që jeta mos t’i ndajë dhe të takohen sërish, për ta vazhduar shoqërinë aty ku e kanë lënë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/