Telegrafi

Lamtumira emocionuese e Pedro Porros ndaj tifozëve të Sportingut para kalimit te Tottenhami

(Foto: Screenshot/Twitter)

Pedro Porro u ka thënë një lamtumirë emocionuese tifozëve të Sporting Lisbonës, pas humbjes në finale të Taca de Liga ndaj Portos.

Mbrojtësi krahut të djathtë pritet t’i bashkohet Tottenham Hotspurit që është pranë zyrtarizimit të shënjestrës së tyre kryesore të janarit.

Megjithatë, ai zhvilloi një ndeshje të fundit lamtumirëse para largimit nga Lisbona. Sportingu e humbi (2-0) ndeshjen finale të kupës së ligës portugeze.

Porro luajti deri në fund të sfidës dhe goditi shtyllën, ndërsa në fund dukej mjaft i emocionuar, ndërkohë që i përshëndeste tifozët, të cilët ia kthyen përshëndetjen nga tribunat.

Lexo po ashtu Antonio Conte i ka kërkuar Tottenhamin transferimin e dy mbrojtësve, klubi ka ndarë 120 milionë euro

23-vjeçari, i cili ka luajtur për dy vite e gjysmë te Sportingu, qëndroi për disa sekonda duke u përshëndetur me tifozët.

Sipas Fabrizio Romanos, kontratat janë nënshkruar dhe futbollisti pritet të kalojë në Ligën Premier për 39 milionë funte (44.5 milionë euro). /Telegrafi/