Telegrafi

Lamtumira e kampionit, Zalika rrëfen momentet interesante të karrierës (Video)

Futbolli i thotë lamtumirë një kampioni dhe futsalli hap dyert për të shijuar magjinë e tij.

Faton Zejnullahu la dashurinë e përjetshme pikërisht në stadiumin ku lindi dhe u bë i famshëm si futbollist, në Xhemajl Ibishin e Flamurtarit që për të ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë një shtëpi e dytë.

Prishtinasi i dha fund një karriere me suksese të shumta individuale dhe ekipore, me tituj kampionë e trofe kupash, duke u respektuar e duartrokitur pothuajse në çdo stadium të Kosovës.

I njohur në publik si Zalika, 30-vjeçari rrëfen për mikrofonin e Tribuna Channel lamtumirën e hershme.