Xavi Hernandez e ka mbyllur karrierën me humbje sikurse që e kishte filluar, pasi në ndeshjes e Ligës së Kampionëve të Azisë mes Al Sadd dhe Persepolis, ai vari këpucët në gozhdë, ku e zhvilloi edhe ndeshjen 1114 zyrtare , ku kishte fituar 34 trofe.
39-vjeçari ishte një nga lojtarët më të mirë te Barcelona dhe Kombëtarja e Spanjës për disa vite, duke i ndihmuar të dyja të fitonin trofe të rëndësishëm.
Marca i ka zgjedhur 10 momentet më të rëndësishme në karrierën e frytshme të Xavi si lojtar.
1. Debutimi me gola te Barcelona
Louis van Gaal ia dhuroi debutimin me Blaugranat më 18 gusht 1998, në një ndeshje ndaj Real Mallorca, ku pësuan humbje 2-1.
Xavi, i cili pritej të ishte pasardhësi i Pep Guardiolës në mesfushë, shënoi një gol, edhe pse Barcelona humbi ndeshjen.
2. Trofeu i Kupë së Botës nën 20 dhe medaljen e argjendtë olimpike
Në vitin 1999 ai e fitoi Kupën e Botës U-20 së bashku me lojtarë të tillë si Iker Casillas , Pablo Orbaiz dhe Carlos Marchena.
Një vit më vonë në Sydney, Spanja ishin në pozitën e dytë në Olimpiadën ku e fituan medaljen e argjendtë.
3. Titulli i tij i parë i ligës
Ai festoi titullin e tij të parë LaLiga Santander në sezonin 1998/99 nën drejtimin e Van Gaal, pavarësisht se nuk ishte një nga personazhet kryesore të Barcelonës atë sezon.
4. Rijkaard e ndryshoi rolin e tij
Frank Rijkaard krijoi një sistem 4-3-3, që i dha Xavit liri në mesfushë së bashku me lojtarët mbrojtës si Edmilson, Mark van Bommel, Edgar Davids dhe Thiago Motta.
Së bashku me trajnerin Holandez, ata fituan dy tituj të ligës, dy Superkupa të Spanjës dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.
5. Trofeu i Ligës së Kampioneve 2009 dhe Guardiola
Xavi ishte në kulmin e tij nën drejtimin e Pep Guardiolas pasi fituan dy trofe të Ligës së Kampionëve , dy Kupa Mbreti, tre tituj të ligës, tri Superkupa të Spanjës, dy Kupa të Botës për klube dhe dy Superkupat Evropiane.
Liga e Kampioneve e fituar në vitin 2009 në Romë kundër Manchester United ishte trofeu i parë i madh që Xavi e kishte fituar në Barcelonë, një sukses që ai luajti një rol kyç.
6. Euro 2008
I rrethuar nga lojtarë të tillë si Andres Iniesta, David Silva, Cesc Fabregas dhe David Villa, Xavi dha një recital të futbollit në Kampionatin Evropian të vitit 2008, duke e dërguar Spanjën drejt trofeut dhe duke u kurorëzuar si MVP i turneut.
7. Kupa Botërore 2010
Pavarësisht nga ndryshimi në stol dhe mbërritja e Vicente del Bosques, gjithçka në ekipin kombëtar spanjoll mbeti e paprekur.
La Roja e fitoi Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, përsëri me Xavi duke qenë i rëndësishëm në suksesin e tyre.
8. Ëndrra e paplotësuar për ta fituar ‘Topin e Artë’
Andres Iniesta, Lionel Messi dhe Xavi ishin kandidatët kryesorë për çmimin Topi i Artë 2010, por pavarësisht sezonit të shkëlqyer të këtij të fundit, argjentinasi ishte ai që e fitoi çmimin.
9. Lojtari me më së shumti paraqitje te Barcelona
Xavi i tha lamtumirë Barcelonës si lojtari që kishte bërë më së shumti paraqitje në historinë e klubit me 767.
Karriera e tij në Blaugrana përfundoi më 6 qershor 2015, kur ai e fitoi trofeun e pestë të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit, nga të cilët ai kishte fituar katër.
10. Fundi i udhëtimit të tij në Katar
Pas 17 sezoneve në Barcelonë , Xavi u transferua në Al Sadd, ku fitoi titullin e Qatar Stars League dhe disa Kupa në katër sezone.
Ai pritet të bëhet trajner në këtë klub, ku fillon një udhëtim i ri për të. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZGyYUrTyRbc