Telegrafi

Lamtumira e fundit për Brian Filipin

Arkivoli me trupin e pajetë të futbollistit 20- vjeçar është vendosur në stadiumin Beslidhja, ku qenë të pranishëm autoritete të larta të futbollit, politikanë, të afërm të familjes dhe qytetarë të shumtë.

Presidenti i Federatës së futbollit të Shqipërisë, Armand Duka e cilësoi humbjen e tij si humbje për gjithë futbollin shqiptar. Ndërsa drejtori i sporteve Bici theksoi se ka humbur një talent i ri që do ti jepte shumë edhe Kombëtares. Në ceremoni nuk kanë munguar as zyrtarët më të lartë të komunës së Lezhës.

Brian Filipi ishte vetëm 20 vjeç dhe luante me Ravennan në Serinë C në Itali. Të premten ai u aksidentua nga një makinë që drejtohej nga një grua 52- vjeçare, me shpejtësi tejet normave të lejuara.

Për nder të tij, ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, Igli Tare, ka organizuar edhe një miqësore mes Lazios dhe Ravennas. /news24/bw/telegrafi/