“Problemet lidhur me administratën e Gruevskit, presioni mbi votuesit në zgjedhje, mbyllja e kundërshtarëve, kritika kundër organizatës Shoqëria e Hapur, situata në të cilën BDI nuk dëshiron të koalicionojë me OBRM-PDUKM-në dhe kërkesat e shqiptarëve për zyrtarizim të gjuhës shqipe në Maqedoni së bashku me veton e Greqisë për emrin – japin pasqyrë për një gjendje pa shumë shpresa”, deklaroi profesori dhe njohësi i mirë i Ballkanit, John Lampe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përkundër afrimit historik të kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë, për të cilët Lampe foli në aspektin pozitiv, Bosnjën, Kosovën dhe Maqedoninë ai i vendosi në një grup ku kanë më shumë probleme dhe rrugë më të rëndë drejt Evropës.
Për Serbinë tha se do ta ketë më të rëndë ta pranojë Kosovën, ndërsa për Maqedoninë njohja e saj nga ana e Greqisë./Telegrafi/