Telegrafi

Lampardit nuk i ndalet e qeshura në momentin kur dy lojtarëve të Chelseat u futet topi mes këmbëve

Atmosfera në kampin e Chelseat duke mjaftë e mirë, sidomos pas fitores ndaj Wolverhampton Wanderers 5-2 në fundjavën e kaluar.

Skuadra londineze tani po përgatitet për përballjen e nesërme ndaj Valencias në kuadër të Ligës së Kampionëve që fillon edhe zyrtarisht në këtë javë.

Skuadra e The Blues shihej në një disponim të mirë, mirëpo që Lampard e ka adhuruar momentin kur Reece Jamesit dhe Tammy Abrahamit i futet topi në mes të këmbëve brenda disa sekondave.

Ndoshta disa trajner nuk do ta shijonin edhe aq shumë, mirëpo trajneri i Chelseat ka një afër tjetër me lojtarët e tij.

Stërvitjet u zhvilluan në Cobham, gjersa nesër nga ora 21:00 skuadra nga veriu i Londrës do ta pret atë spanjolle në Stamford Bridge. /Telegrafi/