Frank Lampard ka zbuluar së fundmi se gruaja e tij, Christine, e ka ndihmuar atë të marrë vendime të vështira në lidhje me Chelsean.
Trajneri i klubit, 42 vjeçar, pranoi se ai shpesh flet me prezantuesen 41 vjeçare, kur përballet me zgjedhje të vështira për të kaltërtit.
Duke folur në “The High Performance Podcast” të dielën, ish-lojtari i Anglisë – i cili u bë trajner i Chelsea korrikun e kaluar, tha, “Ndonjëherë shkoj, Christine çfarë mendoni për këtë problem? Kam një lojtar këtu dhe ai nuk u paraqit për stërvitje dje”.
“Por ne ndoshta kemi nevojë akoma për të në fundjavë, çfarë mendoni?”. Dhe ajo thotë, “A ka ai ndonjë ta dashur, apo grua? A ka ndonjë problem? A keni biseduar me të? Ndoshta ju duhet të flisni me të. “Dhe unë jam si, në rregull”.
“Jam shumë me fat që kam dikë me të cilën mund të flas në shtëpi”.
Duke folur haptazi më tej në lidhje me marrëdhënien e tij me bukuroshen irlandeze, ai shtoi: “Ajo patjetër që më stërvit dhe unë ndaj shumë gjëra me Christine”.
“Ajo nuk më zgjedh si mbrojtës që do të luajmë atë fundjavë, por në të njëjtën kohë, nëse kam disa çështje të jetës, dhe në fakt çështje futbolli ndonjëherë, unë patjetër që mund të shkoj në shtëpi dhe ta pyes”.
“Është një pamje ndryshe, një opinion më ndryshe”.
Çifti u martuan në dhjetor të vitit 2015 dhe mirëpritën vajzën e tyre, Patricia, dy vjeçare, në vitin 2018. /Telegrafi/