Telegrafi

Lampard tregon se çfarë i thotë talentit Mason Mount çdo ditë

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard mendon se Mason Mount mund të bëhet top lojtarë në të ardhmen dhe këtë ia kujton çdo ditë.

Talenti anglez ka luajtur nën urdhrat e legjendës së bluve edhe kur ishte te Derby County në sezonin e kaluar, duke i impresionuar të gjithë me formën e tij në Championship dhe tani në Ligën Premier.

“Ai më ka impresionuar mua”, ka thënë Lampard. “E kam thënë disa herë edhe në vitin e kaluar. Një ftesë nga kombëtarja shpresoj që të vije shumë shpejtë për të. Ai përfundimisht mund t’i arrij majat”.

Lexo po ashtu Norwich 2-3 Chelsea, notat e lojtarëve: Abraham dhe Mount më të mirët

“Unë jam duke i thënë atij çdo ditë se d të arrij shumë në futboll, por duhet të punojë shumë dhe të bëhet më i miri në pozitën e tij”, ka shtuar më tej trajneri i The Blues.

Chelsea në fundjavën e kaluar e mposhti Norwichin me rezultat 3-2 me dy golat e Tammy Abrahm dhe një nga Mason Mount, që ishte një lëvizje fantastike nga ky i fundit. /Telegrafi/