Telegrafi

Lampard: Të vazhdojmë me fitore

Të shtunën, Blutë fituan si mysafirë të Burnleyt me rezultat 2-1, dhe tani janë katër pikë para Manchester United, që të dielën zhvillon derbin e vështirë kundër Arsenalit.

“Krijuam disa raste të mira, por Burnley është një ekip i vështirë për t’u mposhtur dhe në këtë fazë, para ndeshjes së madhe (Arsenal-Manchester United), ishte me rëndësi të fitonim, dhe ne e bëmë këtë”.

“Jemi në një moment të rëndësishëm të sezonit dhe tash për tash jemi në formë të mirë, dhe është me rëndësi që të vazhdojmë kështu”, është shprehur anglezi. /Telegrafi/