Telegrafi

Lampard: Standardet e Chelseat kanë rënë

Lampard mendon se Blutë nuk duhet të lejojnë në bien më poshtë se vendi i dytë në tabelë, pasi ata mund të mësohen me këtë.

“Ky është vendi ku klubi duhet të jetë. E urrej idenë e rënies së standardeve. Ne kemi qenë atje një kohë të gjatë duke u përpjekur ta fitojmë ligën… më pas vjen një vit i keq”.

“Në momentin kur ju lejoni standardet të bien aq shumë, atëherë ju mësoheni me atë. Andaj ka një dëshirë dhe vendosmëri në mesin e lojtarëve dhe stafit, nga skuadra dhe klubi ta mbajë pozitën ku duam të jemi”, ka thënë Lampard. /Telegrafi/