Frank Lampard dhe Jose Mourinho kishin një përplasje gjatë përballjes së Chelseat me Tottenhamin në Carabao Cup.
The Blues u mposhtën nga Spurs me anë të penalltive 5-4, derisa koha e rregullt kishte përfunduar 1-1.
Gjatë momentin që po zhvillohej ndeshja, Mourinho i tha Lampardit se kur ishte duke humbur 3-0 (kundër WBA-së) nuk qëndronte në këmbë.
Old friends Jose Mourinho and Frank Lampard exchanged words on the touchline during the first half at the Tottenham Hotspur Stadium.pic.twitter.com/dNJXJ5lLD0
— Sky Sports (@SkySports) September 29, 2020
Por, Lampard pas ndeshjes shpjegoi se ishte vetëm një shaka mes tyre dhe se ka vetëm respekt për Special One.
“Ishim duke bërë shaka dhe kam raporte të mira me Josen”, ka thënë Lampard pas ndeshjes kur u pyet rreth incidentit.
“Unë i thash se ai më shumë fliste me gjyqtarët se me lojtarët e tij, mirëpo kam një respekt të madh për Josen”.
“Kjo asnjëherë nuk do të ndryshojë dhe kemi respekt të ndërsjellët për njëri-tjetrin”, ka shtuar më tej trajneri i Chelseat. /Telegrafi/