Telegrafi

Lampard: S’ka arsyetim nëse dështojmë

“Nëse nuk keni sukses atëherë zhgënjimi prek gjithë klubin. Madje e merrni shumë pranë vetes. Dështimet nuk i kam për qejf dhe kurrë nuk do t’i kem. Për një klub të përmasave të Chelseat me gjithë ato investimet e bëra, dështimi për të fituar një trofe është i papranueshëm”.

“Sezonin e kaluar zhgënjimi ishte aq i madh saqë arritëm të ngushëllohemi vetëm me një titull, atë të FA Cup. Nuk do të kishte arsyetim nëse dështojmë këtë sezon. Ne e dimë se nëse fitojmë ndeshjet e mbetura, Manchester Unitedi nuk mund të bëjë asgjë. Ne jemi të fokusuar dhe e dimë se çfarë është në lojë”, tha Lampard për Sunday Mirror. /Telegrafi/