Frank Lampard është optimist se Timo Werner dhe Kai Havertz do të kenë sukses te Chelsea.
Dyshja gjermane arritën të gjenin rrjetën pa disa ndeshjeve në fitoren 4-0 në FA Cup kundër skuadrës nga liga e dytë, Morecambes.
Por, më shqetësuese është se forma e dy lojtarëve nuk po shkon duke u ngritur me The Blues që kanë paguar në total 145 milionë euro.
Lampard beson se Havertz dhe Werner do të kenë më shumë suksese se sa kishte Eden Hazard që aktualisht luan te Real Madridi.
“Njerëzit që i pyesin ata duhet të shikojnë lojtarët e tjerë kryesorë që kanë ardhur në moshë të re në këtë vend”, ka thënë Lampard për talkSPORT.
“Eden Hazard është një shembull i shkëlqyeshëm. Ai erdhi këtu dhe u bë një nga lojtarët tanë më të mëdhenj”.
“Nuk është një tranzicion i lehtë në këtë kampionat. Është një ligë e vështirë dhe mendoj se njerëzit që i vënë në dyshim duhet t’u japin kohë sepse ata janë djem të shkëlqyeshëm dhe ne i transferuam për tani dhe për të ardhmen”.
“Unë i kuptoj pyetjet pasi është bota në të cilën jetojmë. Ata do të provojnë të jenë lojtarë të mëdhenj për klubin”, ka shtuar më tej strategu i The Blues.
Por, derisa Lampard shpreson që Werner dhe Havertz të zhvillohen në suksese të stilit Hazard, Chelsea me siguri ka pasur pjesën e duhur të dështimeve të shtrenjta gjatë epokës Roman Abramovich.
Më poshtë mund t’i shikoni transferimet e dështuara të bluve ndër vite:
ANDRIY SHEVCHENKO
Transferuar nga AC Milan në 2006, 30 milionë funte
FERNANDO TORRES
Transferuar nga Liverpool në 2011, 50 milionë
SHAUN WRIGHT-Philips
Transferuar nga Manchester City në 2005, 21 milionë
ADRIAN MUTU
Transferuar nga Parma në 2003, 15.8 milionë
JUAN SEBASTIAN VERON
Transferuar nga Manchester United në 2003, 15 milionë
KEPA ARRIZBALAGA
Transferuar nga Athletic Bilbao në 2018, 72 milionë
TIEMOUE BAKAYOKO
Transferuar nga Monaco në 2017, 40 milionë
ALVARO MORATA
Transferuar nga Real Madrid në 2017, 60 milionë
YURI ZHIRKOV
Transferuar nga CSKA Moska në 2009, 18 milionë
DANNY DRINKWATER
Transferuar nga Leicester City në 2017, 35 milionë funte. /Telegrafi/