Telegrafi

Lampard: Rooney ende nuk është për kapiten

Lampard beson se Rio Ferdinand meriton shansin për të qenë lider i Tre Luanëve.

“John dhe Rio janë që të dy personalitete të mëdha. Kapiteni i Anglisë duhet të jetë dikush me zë në skuadër dhe Ferdinand ka qenë gjithmonë një djalosh i popullarizuar në dhomën e veshjeve dhe ai e ka të lehtë ta bëjë atë”, ka thënë Lampard.

“Kundërthëniet rreth ndryshimit dhe gjithçka është e pavend, por tash që kjo ka ndryshuar, Rio e meriton dhe do të jetë një zbulim i shkëlqyer”.

“Wayne është lojtari jonë më i mirë, veçanërisht në këtë moment, dhe ai është një prej atyre që mund t’i ndryshojnë gjërat për ne. Ta ngarkosh atë me pozitën e kapitenit në këtë moshë mund të jetë një prej vendimeve të menaxherit, por mendoj se është më mirë të mos caktohet ai”, ka shtuar mesfushori anglez./Telegrafi/