Site icon Telegrafi

Lampard refuzoi transferimin e Sanchos në janar

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard thuhet se nuk deshi të nënshkruajë me yllin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, në janar.

Blutë janë duke u lidhur me Sanchon, së bashku me Manchester Unitedin, për një transferim të sensacionit anglez gjatë verës.

Por, Duncan Castles ka zbuluar se Lampardit iu ofrua mundësia të nënshkruajë me Sanchon në janar, por e refuzoi.

Lexo po ashtu Solskjaer ëndërron transferimin e Sanchos

“Chelsea ishte shumë i interesuar të nënshkruanin me lojtarin në janar”, ka thënë fillimisht Castles për mediat angleze.

“Frank Lampard nuk mendoi se kjo ishte mënyra e duhur për të shpenzuar paratë e klubit dhe nuk dëshironte të paguante shifrën e parë të madhe të transferimit për një lojtar në një pozicion që ai tashmë është mirë i mbuluar”, përfundoi ai.

Lexo po ashtu Dortmundi befason të gjithë, i ofron rinovimin e kontratës Sanchos me pagë tri herë më të lartë – vetëm kapiteni Reus do të jetë më i paguar se ai

Sancho thuhet se preferon transferimin te Manchester Unitedi, ndërsa Djajtë e Kuq duhet të paguajnë së paku 100 milionë euro nëse duan transferimin e tij.

Por, ylli anglez gjithashtu mund të rinovojë me Borussia Dortmundin për të qëndruar edhe për një sezon tjetër, pasi po kalon mirë dhe në formë të lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version