Site icon Telegrafi

Lampard: Pogba është një problem që kushton 100 milionë euro

Paul Pogba nuk ka bindur shumë këtë sezon te Manchester United edhe pse për të është shpenzuar mbi 100 milionë euro.

Kritikat në drejtim të francezit nuk janë kursyer dhe një prej atyre që e kanë bërë këtë është edhe Frank Lampard.

“Pogba është një problem që kushton 100 milionë euro”, tha Lampard në një intervistë për Sky Sport.

“Sigurisht që ai ka potencial, por nëse një klub shpenzon shifra të tilla për një lojtar nga ai pritet që të bëjë diferencën në fushën e lojës dhe që të zgjidhë i vetëm ndeshjen. Në këtë moment, Pogba nuk është i tillë. Mendoj se Mourinho do të dijë të gjejë mënyrën sesi ai do të përmirësohet”, ka thënë legjenda e Chelseat, transmeton TCh.

Megjithatë, Pogba duket se e ka mburojën e tij dhe ai është pikërisht Mourinho, i cili ka folur në favor të tij pak kohë më parë.

“Do ta shihni, e ardhmja do të vërtetojë se për Pogba kemi paguar më pak se vlera e tij reale”, ishte deklarata e lëshuar nga trajneri portugez kur u pyet nëse ishte penduar për këmbënguljen e tij për ta kthyer atë në Ligën Premier angleze.

Exit mobile version