Telegrafi

Lampard: PL e këtij viti, më e vështira

“Ky është pozicioni në të cilin kemi dashur të jemi. Disa njerëz kanë thënë se Kampionati anglez është dobësuar, por unë nuk mendoj kështu. Kampionati është përmirësuar, sepse klubet nga mesi dhe nga fundi i tabelës janë duke luftuar më shumë dhe janë më të organizuara”.

“Është parë se ishte më vështirë për klubet e mëdha të fitojnë rregullisht çdo javë dhe nëse e fitojmë vetëm edhe një ndeshje, atëherë do të ishte një arritje e madhe për shkak të rrethanave. Të fitosh Kampionatin nuk është dhe aq e lehtë për arsye se jo shpesh ndodh që sezoni të jetë i ngushtë gjatë gjithë kohës”.

“Po luftojmë me ekipe, si Manchester United, Arsenal, Liverpool dhe Manchester City. Ne kur kemi qenë të dobët në moral, kemi vazhduar së luftuari”, përfundoi Lampard. /Telegrafi/