Frank Lampard është deklaruar pas humbjes së Chelseat në shtëpi ndaj Bournemouthit.
Trajneri i The Blues ka thënë se nuk është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, duke e lënë të dyshimtë golin e mysafirëve.
Lampard ka paralajmëruar se në janar do u duhet të transferojnë lojtarët të kalibrit të lartë.
“Natyrisht se prisja që këtë ndeshje ta fitonim, pasi ishim në shtëpi. Paraqitja nga ne ishte më shumë zhgënjyese”, ka thënë fillimisht ai.
“Gola e shënuar nga Bournemouthi ishte paska e dyshimtë, por që nuk dua ta komentojë, pasi VAR ishte nga këndi më i mirë dhe kishte pamje më të rregullt”.
“Në janar do na duhen lojtarët të kalibrit të lartë, lojtarë që e duan Chelsean dhe duan të arrijnë shumë gjëra këtu, të fitojnë trofe”, ka shtuar më tej trajneri i skuadrës londineze. /Telegrafi/