Frank Lampard është shprehur tejet i acaruar në VAR-in për shkak që nuk dha karton të kuq për ndërhyrjen e Harry Maguires ndaj Michy Batshuayit.
Chelsea pësoi humbje 2-0 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.
Trajneri i The Blues ka thënë pas takimit se mbrojtësi anglez ishte i rrëzuar dhe ka goditur sulmuesin belg dhe video asistenti i gjyqtarit nuk ndërhyri për të dhënë karton të kuq.
“Harry Maguire do të duhej të ndëshkohej me karton të kuq, ishte e qartë dhe natyrisht se do të ndryshonte rrjedhën e lojës”, ka thënë Lampard pas ndeshjes.
“Goli i do të duhej të qëndronte, pasi nuk ishte në pozitë jashtë loje. Nuk e kuptoj se përse nuk e shikuan monitorin. Ai është për t’u përdorur në aso momente të dyshimta, por jo”.
“Kishte edhe disa momente të dyshimta që duhej shikuar, por VAR ka heshtur dhe kjo gjë është e pakuptimtë”, ka shtuar më tej ai.
Chelsea është ende në pozitën e katërt, mirëpo që rrezikohet nga Tottenham Hotspuri që ka vetëm një pikë diferencë. /Telegrafi/
Rival fans will cry LiVARpool when this is an obvious red card for Maguire that wasn’t given https://t.co/hr62UmKgUI
— CHANT LFC (@Sportsweek) February 17, 2020