Telegrafi

Lampard: Një ditë, në MLS

Lampard, që është 31 vjeçar dhe ka edhe tre vite në kontratën me Blutë, ka thënë se ai do të mund të ndiqte hapat e bashkëkombësit të tij David Beckham.

“Ky është vendim i Beckhamit, apo nuk është? Kur ai shkoi, mendova mos është shumë herët, por sa më shumë që mendoja për këtë çështje, mendoja se duhet ta lëmë atë të bëjë çfarë të dojë. Unë do të doja të shkoja në MLS kur të bëhem 35 ose 36 vjeçar, por assesi nuk mund t’ia marrim të drejtën askujt të shkojë të luajë ku të dëshirojë”.

“Gjëja e parë që do të bëj pas përfundimit të karrierës është, të mos përfshihem në futboll, as si menaxher e as si agjent ose në media. Nuk jam i interesuar. Dua të merrem me mbështetjen e familjes, në krijimin e një karriere domethënëse, sepse kam një biznes. Nuk dua të kaloj pjesën e mbetur të jetës duke kujtuar të kaluarën”, deklaroi Lampard për The Sabotage Times. /Telegrafi/