Telegrafi

Lampard në radarin e Realit

Daily Mail raporton se mesfushori i Chelseat është futbollisti i parë që gjiganti spanjoll e dëshiron në Bernabeu, por fillimisht duhet të bindet Mourinho të largohet nga Interi.

Marca nga ana tjetër, mëson se Jorge Valadano dhe Florentino Perez kanë hartuar një listë transferimi, në të cilën gjendet edhe Frank Lampard. /Telegrafi/