Mesfushori anglez, Frank Lampard edhe zyrtarisht është ndarë nga skuadra New York City.
Por e ardhmja e tij pritet të jetë në vendlindje në Angli ku interesim ka shprehur skuadra e Newcastle United.
Për të arritur deri tek Lampard, Newcastle duhet ta mposht konkurrencën e skuadrës uellsiane, Swansea City ku 20 vite më parë Lampard ishte i huazuar për një stinor.
38-vjeçari pritet që gjatë këtyre ditëve të vendosë për të ardhmen e tij pasi aktualisht mbetet lojtar i lirë.
Gjithsesi ekziston një mundësi që ai të mbetet edhe më tej në SHBA por jo tek New York City. /Telegrafi/