Telegrafi

Lampard: Më shumë i dua titujt se rekordet

Me golin e shënuar kundër Sunderlandit, Lampard ndan vendin e pestë me Jimmy Greaves, në grupin e golashënuesve më të mirë në historinë e Chelseat (me 132 gola të shënuar në 430 paraqitje).

“Rekordet personale janë të mira, mirëpo jo aq të rëndësishme sa titujt. Kur shikon prapa, gjithmonë mbahet mend ajo që ke fituar së bashku në karrierë, si ekip”.

“Më krenar më bën marrja e titullit të Ligës Premier dhe Kupës FA me Chelsean. Jam i lumtur që jam në të njëjtin vend me Jimmyn, mirëpo më shumë do të dëshiroja të fitoj me Chelsean”, ka thënë Lampard.