Telegrafi

Lampard i mbyll derën Interit: Kante nuk është në shitje

Frank Lampard ka thënë se N’Golo Kante është thelbësor në planet e tij te Chelsea dhe se nuk e kanë ndërmend ta shesin atë.

Interi ka qenë në mesin e ekipeve të lidhura me një lëvizje për Kanten, pasi thuhej se Chelsea po kërkonte para që të investonte te mesfushori i West Ham, Declan Rice.

Chelsea ka qenë shumë i përfshirë në këtë afat kalimtar, ndërsa  Lampard thotë se Kante nuk është në treg.

“Unë mendoj se pothuajse çdo klub në botë do të dëshironte N’Golo Kanten”.

“Unë i kam parë raportimet. Ai është një lojtar dhe person i jashtëzaknshëm dhe sigurisht që nuk dua ta humbas. Ai është thelbësor për sa i përket asaj që unë po përpiqem të bëj”.

“Sigurisht që unë dua ta mbaj N’Golo”, ka thënë Lampard, duke thënë se lëndimet në vitin e kaluar e kanë kushtëzuar lojtarin. /Telegrafi/