Telegrafi

Lampard largohet nga gara, Newcastle shikon një tjetër strateg

Legjenda e Chelseat, Frank Lampard, është tërhequr nga gara për rolin e trajnerit të Newcastle pasi Paulo Fonseca doli si kryesuesi.

Ish-mesfushori 43-vjeçar i Anglisë ishte në mesin e disa kandidatëve që u shfaqën si pasardhës i mundshëm i Steve Bruce, i cili u largua nga Newcastle të mërkurën.

Lampard ka është i pa punë që kur u shkarkua nga Chelsea në janar, pas 18 muajsh në krye të klubit londinez.

Bashkëpronari i Newcastle, Jamie Reuben thuhet se ishte i prirur për të transferuar ish-trajnerin e Chelseat, ndërsa Amanda Staveley preferoi Fonsecan për të pasuar Bruce.

Staveley, i cili ndihmoi ndërmjetësimin e konsorciumit të Fondit të Investimeve Publike (PIF) që çoi në marrjen e Newcastle, ishte i impresionuar me intervistën e Fonsecas.

Sipas raportimeve, Fonsecas do t’i ofrohen 6 milionë funte në vit për të siguruar që Newcastle të shmangë rënien në Champioship. /Telegrafi/