Site icon Telegrafi

Lampard kujton kohën kur e takoi gruan: Ishte dashuri në shikim të parë

(Foto: Getty Images)

Frank Lampard dhe gruaja e tij, Christine, u takuan në vitin 2009 në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Pride of Britain’ dhe menjëherë pas e nisën lidhjen. Tani ish-futbollisti anglez ka rrëfyer se kishte rënë në dashuri kokë e këmbë në prezantuesen angleze.

Mesfushori i dikurshëm i Chelseat u martua me 38-vjeçaren në vitin 2015 dhe beson se lidhja e menjëhershme me ish-panelisten e “Loose Women” i kishte ndihmuar që ta tejkalonte vdekjen e nënës së tij (e cila ndërroi jetë në vitin 2008 nga pneumonia).

(Foto: Getty Images)

“Kisha qenë vetëm për një vit, nuk isha në lidhje, ndërsa e përjetova shumë keq vdekjen e nënës dhe isha në një periudhë të vështirë”.

“Nuk dua të flas sërish për këtë gjë, por ishte vështirë dhe unë punoja, ndërsa kjo ishte dalja ime nga një vit shumë i vështirë”.

(Foto: Getty Images)

“Mirëpo, takimi me Christine ishte shumë frymëzues për mua, sepse themi që ishte dashuri në shikim të parë, por ne u takuam dhe për një kohë shumë të shkurtër nisëm të bashkëjetonim dhe ishim të pandashëm”, ka deklaruar 39-vjeçari për emisionin The Emma Barnett Show në Radio 5 Live.

Lampard, i cili ka dy fëmijë nga lidhja e mëparshme me modelen spanjolle, Elen Rives, e ka falënderuar Christinen që ia ka kthyer rregullin në jetën e tij personale.

(Foto: Getty Images)

“Rashë në dashuri dhe ajo më solli baraspeshën e përsosur në jetën time. Dhe bota në të cilën është ajo, e bën gjithçka më të lehtë”, ka shtuar ish-lojtari.

Më tej, ai ka treguar se duke qenë një prej futbollistëve më të famshëm në Angli dhe partnerja e tij një prezantuese e njohur, në muajt e parë të lidhjes, ata nuk i kishin lënë të qetë paparacit. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)
Exit mobile version