Telegrafi

Lampard: Jemi pranë titullit

“Ne erdhëm këtu me qëndrimin e duhur dhe merituam të fitonim me rezultat më të thellë. Komplimente për tifozët e tyre, të cilët qëndruan pranë ekipit në momentet më të vështira. Ne jemi të përkushtuar të fitojmë të dy titujt sepse jemi dhe në finalen e FA Cup dhe javën e ardhshme luajmë në shtëpi ndaj Ëiganit, shpresoj se do të mund ta bëjmë atë”.

“Ishim në formë të dobët muajve të fundit, por komplimente lojtarëve, menaxhmentit dhe stafit. Ne e nxorëm veten nga ajo situatë dhe tani jemi shumë, shumë pranë dy titujve të shumëkërkuar”, tha Lampard për Sky Sports. /Telegrafi/