Telegrafi

Lampard jashtë fushe deri në fund të vitit?

Lampard pësoi lëndim në muskulin e këmbës gjatë stërvitjes së parë me përfaqësuesen e Anglisë në Doha në përgatitje për takimin miqësor me Brazilin.

Mesfushori menjëherë është dërguar në Londër, ku stafi mjekësor i Chelseat ka zhvilluar analiza shtesë për të përcaktuar llojin e saktë të lëndimit dhe duket se ai do të ketë nevojë për më shumë kohë për rikuperim.

Sipas mediave në ishull Lampard mund të pauzojë deri në gjashtë muaj, saktësisht deri në fund të vitit, gjë që mbase nuk do t’i pëlqejë trajneri Carlo Ancelotti, i cili e sheh mesfushorin si figurë kyçe në ekip./Telegrafi/