Telegrafi

Lampard: Isha afër kalimit në Inter

Mesfushori anglez ka pasur një raport të afërt me trajnerin Jose Mourinho dhe kishte dashur t’i bashkohej portugezit në Inter 18 muaj më parë.

Por Lampard më pas nënshkroi marrëveshje pesëvjeçare të vlefshme 150 mijë funte në javë në Stamford Bridge.

“Në atë kohë, të jem i sinqertë, mendoja të shkoja në Inter. Ishin momente të vështira në jetën time, më ndodhnin gjëra personalisht dhe çdokush e di se si ndjehesha për Jose Mourinhon”, ka thënë Lampard.

“Interi është një klub fantastik me një menaxher të shkëlqyeshëm, por nuk është Chelsea dhe tash ndjehem se Chelsea është pjesë e imja”, ka shtuar anglezi./Telegrafi/