Telegrafi

Lampard interesohet për detyrën e menaxherit

“Menaxhimi më duket interesant tash. Nuk e kam dashur atë vite më parë, por kur kam punuar me aq shumë menaxherë të mirë dhe kam parë lojtarët e rinj të cilët zhvillohen, kam menduar se dua të punoj në këtë drejtim”, ka thënë Lampard.

“Kam folur me John Terryn për këtë dhe dëshirojmë ta bëjmë këtë së bashku. Jam i sigurt se ai mund të jetë një menaxher i mirë, dhe është shumë inspirues. Por kush e di?”.

“Mbaj mend se babai im thoshte se Harry Redknapp ishte personi i fundit që mund të bëhej menaxher, pasi ai nuk mendonte aspak. Ai vetëm luante, kënaqej dhe pastaj befas u bë menaxher i mirë”, ka shtuar anglezi.