Telegrafi

Lampard i gatshëm për Interin

Mesfushori anglez mungoi në ndeshjen kundër Wolverhamptonit, si pasojë e një infeksioni me virus dhe ishte në dyshim për takimin kundër Nerazzurëve.

Mirëpo, njoftimet e fundit thonë se Lampard është i gatshëm të luajë kundër skuadrës së ish-trajnerit të tij Jose Mourinho.

Edhe mbrojtësit Alex dhe Beletti do të udhëtojnë për në Milano edhe pse për inkuadrimin e tyre do të vendoset në minutat e fundit. /Telegrafi/