Telegrafi

Lampard: Hiddink shumë i ngjashëm me Ancelottin

Hiddink drejtoi përkohësisht blutë në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, pas shkarkimit të brazilianit Luiz Felipe Scolari, dhe Lampard beson se holandezi është shumë i ngjashëm me trajnerin aktual të klubit, Ancelottin.

“Ancelotti dhe Hiddink janë të ngjashëm. Me ta është shumë lehtë të punohet. Ancelotti është shumë i qetë në fushën e stërvitjeve dhe madje edhe gjatë lojës. Ata janë më taktik. Me të dy prej tyre është kënaqësi të punohet”, ka thënë Lampard./Telegrafi/