Frank Lampard është ndarë shumë i kënaqur me drejtuesit e klubit për blerjet në këtë afat kalimtar, ndërsa ka pas fjalë të mëdha për afrimin e fundit Kai Havertz.
Në një intervistë trajneri i Chelseat ka thënë se 20-vjeçari i afruar nga Bayer Leverkusen, ka stil unik.
“Havertz është një blerje e madhe e klubit tonë. E ndiqja me kujdes prej shumë kohësh këtë lojtar”.
“Ai si Ballack? Michael ka qenë një futbollist shumë i mirë, kemi kujtime të shkëlqyera nga ai, por secili ka karakteristikat e veta”.
“Kai ka stilin e tij unik, jam shumë entuziast që do të punoj me të dhe mezi po pres“, ka thënë trajneri i Chelsea. /Telegrafi/