Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka thënë se ai gjithmonë ndien mbështetjen e Roman Abramovich, pas paraqitjes së rrallë të pronarit të klubit në fitoren 4-0 të Chelseat kundër FK Krasnodar në Rusi.
Abramovich nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjet në Stamford Bridge në kohët e fundit për shkak të çështjes së vizave në Mbretërinë e Bashkuar.
Por, rusi ishte midis 11 mijë të mbledhurve në stadium për të parë ekipin e Lampard në fitoren ndaj Krasnodarit dhe kjo e ka gëzuar trajnerin anglez.
“Ta kesh Abramovichin këtu është një bonus i mirë për veten dhe skuadrën”, ka thënë fillimisht tha Lampard.
“Jam shumë i kënaqur që vendosëm atë që mendoja se ishte një performancë e mirë”.
“Unë gjithmonë ndiej mbështetjen e pronarit të klubit, pavarësisht nëse ai është këtu në ndeshje apo jo”.
Lampard says he is happy Roman Abramovich was present at the game and saw a win in his own country, and adds that he always feels the owner's support. #KRACHE
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 28, 2020
“Disa nga anëtarët e stafit tim folën me të, por në kohën kur unë dola në ngrohje ai nuk ishte aty”.
“Ne shënuam katër gola dhe morëm një rezultat të pastër në vendin e tij, dhe shpresoj se kjo e bëri atë të lumtur”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/