Telegrafi

Lampard: Edouard Mendy është tashmë portieri i parë

Frank Lmapard ka thënë se Eoudard Mendy është tashmë portieri i parë i Chelseat.

Ish-gardiani i Rennes debutoi mbrëmë për The Blues në Ligën e Kampionëve në barazimin pa gola me Sevillën.

Portieri senegalez bëri disa pritje vendimtare, duke shpëtuar skuadrën e tij nga humbja dhe Frank Lmapard ishte i impresionuar nga paraqitja e tij.

“Në këto momente, ai është portieri i parë, i ka treguar cilësitë e tij. Mënyra se si luan, shumë e mirë, tashmë ka mbajtur dy herë portën e paprekur”, ka thënë trajneri i Chelseat.

“Kështu si qëndron, ai tashmë është portieri i parë i yni. Jam shumë i lumtur e të se si luan, është një lojtar profesional dhe e çmoj shumë”.

“Sevilla është një top skuadër, mirëpo Mendy tregoi cilësitë e tij fantastike dhe bëri disa pritje të mira”, ka shtuar më tej Lampard. /Telegrafi/