Telegrafi

Lampard: E meritojmë titullin

“Ne kemi pasur disa momente këtë sezon kur nuk kemi qenë në formën më të mirë, kurse momentin më të mirë atëkohë e kishte United. Por, në 10 ndeshjet e fundit paraqitjet tona kanë qenë fantastike, në atë mënyrë që qëndrimi ynë është përforcuar dukshëm”.

“Ne jemi shumë pranë titullit. Ka mbetur edhe një sfidë, por jemi në një pozitë të mirë. Nëse dëshironi të fitoni tituj, duhet t’i keni momentet e mira. Edhe pse është një ditë vendimtare e diela, sikurse kjo e javës së kaluar, mendoj se ndeshjen në shtëpi duhet ta fitojmë me lehtësi”, tha Lampard. /Telegrafi/