Frank Lampard tashmë është në dijeni se mund të shkarkohet para se të mbyllet edicioni nëse forma e dobët e skuadrës vazhdon.
Chelsea fitoi 4-0 ndaj Morecambes në FA Cup, mirëpo kjo nuk do të thotë se trajneri francez i ka shpëtuar shkarkimit.
Në rast se The Blues nuk këndellen në Ligën Premier, atëherë shkarkimi i Lampardit mund të vije para fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Blutë do të përballen me Atletico Madridi në 1/8 e finales, një takim aspak i lehtë për ta ndaj një skuadre që po kalon nëpër një formë të mirë.
Lampard raportohet se mund të zëvendësohet me Julian Nagelsmannin, Thomas Tuchelin apo Ralph Hassenhuttlin.
Anglezi është duke kërkuar edhe disa transferime në janar, në mënyrë që të kompletojë skuadrën e tij edhe pse ka shpenzuar mbi 200 milionë euro në verën e kaluar.
Në rast se Lampard nuk tregon suksese në ndeshjet në vazhdim, atëherë është e pashmangshme shkarkimi i tij. /Telegrafi/