Telegrafi

Lampard: Dua të dy trofetë këtë sezon

Blutë nesër mund ta fitojnë Ligën Premier për të parën herë që nga viti 2006 nëse mposhtin Wigan Athetin në Stamford Bridge, ndërsa më 15 maj Chelsea do të përballet me Portsmouth në finalen e Kupës FA.

“Për shkak të golave që kam shënuar ky sezon edhe është një prej më të mirëve tashmë. Sezoni i kaluar ishte më i miri deri tash për shkak të mënyrës se si kam luajtur, por pastaj mendoni se sa e rëndësishme është të performoni në fund të sezonit”.

“Gjithmonë mbahen mend lojtarët të cilët kanë ndikuar shumë në ndeshjet e mëdha dhe kanë ndihmuar të fitohen ligat – si Wayne Rooney ose Thierry Henry. Andaj nëse fitojmë këtë sezon, atëherë do të them se për shkak të trofeve dhe golave ky sezon është më i miri i imi”, ka thënë Lampard. /Telegrafi/