Telegrafi

Lampard: Dua sërish ta fitoj Ligën Premier

Edhe pse mesfushori anglez ka pranuar se Liga e Kampionëve mbetet ende si trofe i shumëkërkuar i Bluve, megjithatë prioritet për të është Kampionati anglez.

“Unë jam rritur duke shikuar Ligën premier para së gjithash, dhe është një ndjenjë e bukur të jesh ekipi më i mirë në vendin tënd, kështu që e dëshiroj sërish trofeun”.

“Padyshim se Liga e Kampionëve është diçka që dua ta fitoj, së paku njëherë në karrierën time, mirëpo për mua Liga Premier është ajo ku duhet të tregojmë qëndrueshmëri në nivelet që kemi pasur disa vite më parë”, është shprehur Lampard për faqen zyrtare të Chelseat.