Site icon Telegrafi

Lampard: Do të kopjoja Henry për të fituar Botërorin

Henry ishte etiketuar si ‘mashtrues’ pasi nuk e pranoi golin e shënuar me dorë në fitoren e Francës ndaj Republikës së Irlandës katër muaj më parë, gol që i kualifikoi francezët në Botërorin Afrika e Jugut 2010.

“E dini, ndoshta nuk do të them asgjë. Vërtet më vjen keq për Henry, pasi ishte një veprim instiktiv. Mendoj se është më lehtë të pranosh atë pas ndeshjes. Së paku atëherë e gjitha ka kaluar”.

“Ndoshta është gjëja e gabuar për ta thënë, apo? Por, nëse do ta pranoja se kam shënuar me dorë dhe ta anuloja, dhe kjo të na kushtonte me lojë, mbase kjo do të ishte vrasëse kur të kthehem në Angli”, ka thënë Lampard./Telegrafi/

Exit mobile version