Site icon Telegrafi

Lampard dhe Terry janë miq të mëdhenj, tani në konkurrencë të ngushtë për ta marrë drejtimin e ekipit anglez

Frank Lampard ka pak ditë që u shkarkua nga Chelsea për shkak të rezultateve jo të mira.

Por trajneri anglez duket se nuk do të qëndrojë edhe gjatë pa punë, pasi tanimë ka një ofertë.

Frank Lampard është njëri nga kandidatët kryesorë për ta marrë drejtimin e skuadrën së njohur angleze Bournemouth.

Drejtuesit e kësaj skuadre kanë shkarkuar trajnerin pas pesë ndeshjeve radhazi pa fitore.

Po për tu emëruar trajner i Bournemouth, Lampard është në konkurrencë me një mik të tijin shumë të madh.

Fjala është për John Terryn i cili për momentin është si zëvendës trajner i Aston Villës.

Mediat angleze kanë raportuar se dy miqtë e ngushtë janë konkurrentet kryesorë për ta marrë drejtimin e Bournemouth, skuadër që synon rikthimin në elitën e futbollit anglez.

Pas 27 javëve në Championship, Bournemouth gjendet në vendin e gjashtë në tabelë me 42 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version