Site icon Telegrafi

Lampard dhe Gerrard kandidatë për stolin e skuadrës angleze

Steven Gerrard dhe Frank Lampard kanë qenë shok të ngushtë sa ishin aktivë në futboll.

Dy ish mesfushorët anglez tani janë të pa punë si trajnerë dhe janë në pritje të një oferte.

Southampton ka mbetur pa trajner pasi kanë shkarkuar Nathan Jones që qëndroi në krye të klubit për 14 ndeshje.

Klubi anglez është në kërkim të një trajneri dhe dy ish-mesfushorët anglez Frank Lampard dhe Steven Gerrard janë në listën e ngushtë të tyre.

Dyshja nuk ka shumë kohë që kanë mbetur të lirë pasi u shkarkuan nga Everton respektivisht Aston Villa.

Gjithsesi bisedimet mes palëve po vazhdojnë dhe mbetet të shihet se cili do ta fitoj punën te Southampton.

Southampton aktualisht janë të fundit në kampionat me 15 pikë pas 22 xhirove. /Telegrafi/

Exit mobile version