Trajneri i Anglisë U-21, Lee Carsley, mund të largohet nga detyra e tij në verë dhe legjendat Frank Lampard dhe Steven Gerrard shihen si favorit për ta marrë drejtimin e ekipit.
Federata Angleze e Futbollit (FA) po shqyrton dy legjenda kombëtare si zëvendësues të Carsley, nëse ai largohet.
Sipas The Mirror, nëse Carsley largohet nga roli i tij te U21 pas Kampionatit të tyre Evropian, FA do të ketë një vendim të rëndësishëm në duart e tyre.
Ata mund të kthehen te legjendat e mesfushës Steven Gerrard ose Frank Lampard si zëvendësues të tij.
Asnjëri nuk e ka ndezur botën si trajnerë, por Gerrard shihet më favorit pasi e fitoi titullin e Ligës Premier në Skoci me Rangers.
Gerrard ka punuar për herë të fundit në Aston Villa, ndërsa Lampard u shkarkua nga Everton këtë sezon.
Një emër tjetër që po përmendet është edhe ai i Scott Parker. /Telegrafi/