Telegrafi

Lampard: Chelsea nuk ka nevojë për përforcime

Deri më tani, Chelsea ka siguruar shërbimet e Yuri Zhirkov dhe Daniel Sturridge, dhe kuptohet ka angazhuar trajnerin Carlo Ancelotti.

“Nuk mendoj se është e domosdoshme që Chelsea të shpenzojë shuma të mëdha parash”.

“Ka disa lojtarë të cilët po të vinin këtu do të ishin shtesë e mirë e klubit, po ashtu ka miliona të tjerë, të cilët nuk do të sillnin shumë në skuadër, sepse ne tashmë jemi shumë të fortë”, ka thënë Lamps për “News of the World”.