Telegrafi

Lampard: Chelsea luajti më mirë

Blutë u mposhtën me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në Giuseppe Meazza, por mesfushori anglez mendon se ata dominuan në fushë.

“Sa i takon posedimit dhe gjuajtjeve në cak, ne ishim më të fuqishëm. Jose Mourinho është shumë inteligjent në mënyrën se si të luajë dhe Inter shënoi një gol të hershëm. Por ne kemi një gol të shënuar në udhëtim dhe duhet të jemi pozitiv”, ka thënë Lampard./Telegrafi/