Telegrafi

Lampard: Chelsea është më shumë në formë se Liverpooli

Pas humbjes nga Wigani dhe paraqitjes jo aq bindëse ndaj Apoel Nicosia, Chelsea duket se është jashtë formës, por kështu nuk mendon Lampard.

“Nuk e di pse njerëzit thonë se ne nuk jemi në formë. Ne kemi humbur vetëm një ndeshje këtë sezon. Humbëm kundër Wiganit dhe nuk luajtëm mirë aspak”, ka thënë Lampard.

“Tash u përballëm me Apoel dhe e fituam. Ne përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje dhe kur nuk ia dalim njëherë mundohemi edhe më fuqishëm ndeshjen tjetër. Të dielën është një ndeshje e madhe kundër Liverpoolit, por ata kanë humbur një ditë më parë dhe do të përpiqen ta përmirësojnë veten”.

“Lehtësimi për ne është se ne kemi fituar ndeshjet tona në Evropë dhe duke e ruajtur rrjetën të paprekur. Shpresojmë të kualifikohemi sa më shpejtë që mundemi”, ka përfunduar anglezi.