Telegrafi

Lampard bëhet trajneri i dytë në histori të Chelseat që fiton shtatë ndeshje në udhëtim

Chelsea ka fituar përsëri në udhëtim, pasi djelmoshat e Frank Lampardit e mposhtën 1-2 Watfordin në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Golat nga Tammy Abraham dhe Christian Pulisic i siguruan skuadrës londineze fitoren që i ngriti në vendin e tretë të ligës angleze.

The Blues tani kanë arritur t’i fitojnë shtatë ndeshje në udhëtim, duke e barazuar rekordin e ish-trajnerit të tyre, Bobby Campbell në periudhën shkurt-prill të vitit 1989.

Frank Lampard u bë trajneri i dytë në hisotir të klubit që arrin ta bëjë këtë gjë, e që është një statistikë brilante për një strateg të ri.

Lexo po ashtu Chelsea vuan, por fiton ndaj Watfordit

Ndeshja e radhës jashtë Stamford Bridge për Chelsean do të jetë ajo ndaj Manchester Cityt, e që Lamps mund të bëhet trajneri i parë në histori që arrin këtë gjë në rast të fitores.

Vlen të ceket se londinezët në javën e 12-të do të takohen me Crystal Placen, derisa në mesëjavën e ardhshme do të takohem me Ajaxin në shtëpi. /Telegrafi/